Lajme

Vazhdon gjakderdhja në Birmani, ushtria vret së paku 20 civilë

0
vazhdon-gjakderdhja-ne-birmani,-ushtria-vret-se-paku-20-civile

Ushtarët qëlluan me armë në drejtim të protestuesve në distriktin Ma Ga Dit, duke lënë të vdekur së paku 20 persona, sipas deklaratave të dëshmitarëve.

U raportua se ushtarët i grumbulluan trupat e të vrarëve në një tempull budist, shkuan Anadolu.

“Mediet lokale konfimuan 20 viktima deri më tani, por cilivët që ne i kemi kontaktuar në rajon pretendojnë se së paku 60 kanë vdekur. Kemi dëgjuar se përleshjet kanë vazhduar deri në mesnatë dhe se trupat e civilëve të vrarë janë fshehur në automjete të ushtrisë”, tha aktivisti Keren Khin.

Ai shtoi se nga dëshpërimi prej kryengritjes civile, qeveria ushtarake dëshiron që t’i shtypë protestuesit duke e shtuar dhunën sa më shumë.

Duke theksuar se ushtria ka përdorur municion të rëndë kundër civilëve, Khin tha se mijëra banorë lokalë i kanë braktisur shtëpitë, ndërsa shumë të tjerë janë pranë marrjes së këtij veprimi.

Ushtria e Birmanisë e mori pushtetin përmes puçit më 1 shkurt të këtij viti, duke e larguar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Lexo të tjera