Sport

Vazhdon kriza e Schalke, nuk ka fitore as ndaj Stuttgart

0
vazhdon-kriza-e-schalke,-nuk-ka-fitore-as-ndaj-stuttgart

Skuadra e Schalke vazhdon të mos numërojë fitore as pas xhiros së gjashtë në Bundesliga, duke luajtur baras 1:1 me Stuttgart, shkruan lajmi.net.

Thiaw kaloi Schalken në epërsi atëherë kur luhej minuta e 30’ e këtij takimi, por rezultati nuk u administrua dot deri në fund.

Gonzalez tregohej i saktë nga pika e bardhë në minutën e 56’, për t’i mohuar fitoren Schalkes.

Me këtë barazim, Stuttgart merr përkohësisht pozitën e katërt në Bundesliga, me nëntë pikë të grumbulluara, kurse për Schalken kjo është vetëm pika e dytë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera