Sport

Vazhdon puna e mirë e Milan, tri pikë edhe kundër Crotone

0
vazhdon-puna-e-mire-e-milan,-tri-pike-edhe-kunder-crotone

‘Rossoneri’ kanë shënuar edhe fitoren e dytë në Serie A, në aq ndeshje të luajtura, duke mposhtur Crotone me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Epërsinë e Milan në këtë ndeshje e siguroi Kessie, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë, në minutën e fundit të pjesës së parë.

Fitoren e Milan e vulosi i huazuari nga Real Madrid, Brahim Diaz, në minutën e 50’.

Me këtë fitore, Milan numëron gjashtë pikë, kurse disfata e lë Crotonen pa pikë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera