Rozë

Vdes nga koronavirusi dizajneri japonez i modës, Kenzo Takada

0
vdes-nga-koronavirusi-dizajneri-japonez-i-modes,-kenzo-takada

Zëdhënësi i yllit të modës, i cili ishte 81 vjeç, konfirmoi lajmin e trishtuar, shkruan RT.

Dizajneri japonez-francez njihet në të gjithë botën me emrin e tij të parë “Kenzo”, e marka e tij e modës është e famshme për modelet e saj shumëngjyrëshe dhe të çuditshme, transmeton lajmi.net.

“Kenzo” ishte i njohur për përzierjen e përsosur të modelit tradicional japonez të modës me stilin modern perëndimor.

Ai e zhvilloi dashurinë e tij për modën shpejt ndërsa lexonte revistat e motrave të tij dhe shkoi në Paris për herë të parë në vitin 1965 kur ishte 26 vjeç. /Lajmi.net/

Lexo të tjera