Siç ka njoftuar policia, një person përderisa ishte duke punuar ne një shtylle elektrike , ka rënë ne kontakt me energjinë elektrike.
“Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ekipi i zjarrfikësve, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. /Lajmi.net/