Rozë

Vdes reperi Mo3, u qëllua në një autostradë në Dallas

0
vdes-reperi-mo3,-u-qellua-ne-nje-autostrade-ne-dallas

Reperi Mo3 ka mbetur pa shenja jete pas një të shtëne në një shtet të Texasit, sipas një njoftimi nga Fox News, transmeton lajmi.net.

Departamenti i Policisë në Dallas tha se Mo3 – emri i vërtetë Melvin A. Noble – u vra me armë të mërkurën pak para mesditës me kohën lokale në një automjet me të cilin po udhëtonte me I-35, afër Clarendon Drive.

Sipas tyre, raportohet se personi i armatosur doli nga një makinë e zezë dhe iu afrua automjetit të Noble, duke e shtyrë atë të dilte dhe të vraponte përgjatë autostradës.

Autoritetet thanë që Melvin u transportua në një spital të zonës ku më pas ai vdiq.

I ndjeri ishte vetëm 28-vjeç./Lajmi.net/

Lexo të tjera