Sport

Vedat Muriqi udhëton të dielën në Itali, të hënën testet mjekësore para zyrtarizimit te Lazio

0

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Fenerbahces, Vedat Muriqi është shumë afër zyrtarizimit te klubi italian, Lazio.

Para disa ditësh u raportua se Lazio dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje në parim për sulmuesin prizrenas.

Marrëveshja u raportua se u bë në bazën e një blerje 18 milionë euro plus dy milionë euro tjera bonuse, ndërsa Muriqi pritet t’i fitojë 2.2 milionë euro në vit me një kontratë pjesëvjeçare.

Tani gazetari i njohur italian Gianluca di Marzio ka raportuar se ylli i Kosovës do të jetë të dielën në Romë për t’i bërë të hënën testet mjekësore te Lazio.

“Marrëveshja u mbyll ditë më parë: Vedat Muriqi do të jetë një lojtar i ri i Lazio”.

“Lojtari i vitit 1994 do të bëjë ekzaminimet mjekësore të hënën në Romë, ku ai do të mbërrijë të dielën në mbrëmje për të filluar aventurën e tij të re italiane”.

“Pas vizitave do të vijë nënshkrimi në kontratë që do ta lidhë sulmuesin me ngjyrat Biancocelesti”.

“Një histori ëndrrash e Muriqit, i cili i shpëtoi luftës dhe tani është gati të provojë Ligën e Kampionëve me Lazion”, ka shkruar Di Marzio.

Lexo të tjera