Sport

Vedat Muriqi viziton ambasadoren e Kosovës në Itali

0
vedat-muriqi-viziton-ambasadoren-e-kosoves-ne-itali

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim ka njoftuar përmes ‘Twitter’ se ka pranuar një vizitë nga ylli i Lazio, Vedat Muriqi.

“Çfarë mënyre e mirë për të mbyllur javën me këtë vizitë të Vedat Muriqit. Me bujari të madhe ai nderoi shtëpinë tonë me një fanellë të debutimit të tij në Ligën e Kampionëve me skuadrën e Lazios, me të cilën ai është shumë i lidhur”, ka shkruar Haxhitasimi në ‘Twitter’, përcjell lajmi.net.

Muriqi është transferuar te Lazio gjatë merkatos së kaluar, duke lënë skuadrën e Fenerbahce. /Lajmi.net/

Lexo të tjera