Në Korenë e Veriut nuk ka asnjë rast me koronavirus. Këtë e tha lideri Kim Jong-un gjatë një parade të pazakontë ushtarake e mbajtur gjatw natws, me rastin e 75-vjetorit të Partisw Popullore në pushtet.
Peniani i shfrytëzon zakonisht paradat ushtarake për të ekspozuar raketa dhe artileritw e reja. Ekspertët thanë se raketa balistike ndërkontinentale u panë gjatë ceremonive mëngjesin e së shtunës. Ngjarja, e shënuar me një sërw koncertesh e aktivitetesh, shfrytëzohet gjithashtu nga udhëheqësi autoritar si mundësi për të përcjellë mesazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.
“I uroj shëndet të gjithë njerëzve që po luftojnë me sëmundjen e shkaktuar nga ky virus i keq”, tha Kim Jong-un, 10 ditw pasi Presidenti amerikan njoftoi se ishte prekur nga Covid-19.
Në video, Kim shfaqet pasi ora shënoi 12 e natws. I veshur me kostum gri dhe kollare, ai përshëndeti turmën dhe pranoi lule nga një fëmijë, ndërsa rrethohej nga zyrtarw tw lartw ushtarak.
Në dukje i emocionuar, Kim falenderoi ushtrinë që, siç tha, punoi fort për t’iu përgjigjur katastrofave natyrore dhe për të parandaluar pwrhapjen e koronavirusit. Ndërsa pjesëmarrësit në aktivitetet e tjera u shfaqën me maska, në paradë askush nuk mbante një të tillë.
Peniani nuk raporton më raste të brendshme me koronavirus, por Koreja e Jugut dhe SHBA kanë dyshime mbi këtë fakt. Kim tha në fjalim se vendi do të vazhdonte të fuqizonte kapacitetet ushtarake për vetëmbrojtje dhe parandalim.