Lajme

Vendimi, nese vonohesh ne pune te hiqet 40 % e pages

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë një vendim përmes së cilit obligon të gjithë zyrtarët publikë të punësuar në këtë ministri që të respektojnë orarin e punës, në të kundërtën ndaj tyre do të merret masë disiplinore që mund të rezultojë me heqjen e 20 deri në 40 përqind të pagës.


Në urdhëresën e siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, thuhet se nëse një punonjës publik i kësaj ministrie vonohet  15 minuta në punë dhe nëse kjo ndodh tri herë gjatë javës, atëherë atij do t’i jepet një vërejtje me gojë, pas së cilës pason vërejtja me shkrim për vonesën e katërt, por nëse i njëjti  vonohet 5 herë brenda muajit 15 minuta në punë, atëherë ndaj tij do të merret masa disiplinore e ndalimit të 20 deri në 40 përqind të pagës për një periudhë deri në gjashtë muaj.

Reporteri mëson se një urdhëresë të ngjashme e kanë bërë të gjitha ministritë, pas një takimi dhe pajtimi të sekretarëve permanent të të gjitha ministrive të Qeverisë së Kosovës.

Urdhëresa ka hyrë në fuqi nga 1 tetori.

Lexo të tjera