Bota

Veseli: Popullit të Kosovës s’i takon të mbajë anë në procesin e zgjedhjeve të Amerikës

0
veseli:-popullit-te-kosoves-s’i-takon-te-mbaje-ane-ne-procesin-e-zgjedhjeve-te-amerikes

Veseli theksoi se për Kosovën, aleanca me këtë shtet mik, vazhdon të jetë në thelb të pozicionimit gjeopolitik dhe të konsolidimit të lirisë dhe demokracisë së saj.

“Unë kam pasur fatin që të takoj e bashkëpunoj qoftë me Presidentin Trump dhe qoftë me zv. Presidentin Biden, për të mirën e Kosovës. Ne jemi me fat e të bekuar me këtë aleancë të shenjtë për popullin tonë, edhe kemi përgjegjësi që ta kultivojmë atë.Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ngjarje e madhe për tërë botën demokratike. Populli i Amerikës zgjedh jo vetëm presidentin e tyre, por edhe liderin e botës së lirë që udhëheq hemisferën demokratike”, tha Veseli, transmeton lajmi.net.

I pari i PDK-së, theksoi se është më i kuptueshëm entuziazmi dhe interesi i shtuar për këtë proces, por që popullit të Kosovës nuk i takon të mbajë anë në këtë proces, por që duhet të respektojë vullnetin politik e procedurat demokratike të këtij vendi mik.

“Shteti i Kosovës do të jetë gjithmonë me Amerikën, e padyshim Shtetet e Bashkuara të Amerikës me popullin e saj, do të jenë krah nesh.Presidentit Trump dhe ish-zv. Presidentit Biden iu uroj fat e suksese në garën e tyre presidenciale. Ndërkaq besoj se kushdo që i fiton zgjedhjet do të vazhdojë traditën e përkrahjes së Kosovës”, shtoi ai./Lajmi.net/

Lexo të tjera