Lajme

Veseli viziton shtëpinë-shkollë të Herticëve: Rrezikuan jetën e pasurinë për të mbajtur gjallë arsimin

0
veseli-viziton-shtepine-shkolle-te-herticeve:-rrezikuan-jeten-e-pasurine-per-te-mbajtur-gjalle-arsimin

Veseli me këtë rast tha se ka ardhur për vizitë për të shprehur mirënjohje, falënderim për këtë familje që ka vënë pasurinë dhe rrezikuar jetën për t’i shërbyer një kauze të madhe të arsimimit të gjeneratave dhe mbajtur gjallë arsimin shqip.

Mehmet Aliu-Hertica, kryefamiljari që ka hapur shtëpinë shkollë në vitet 90-ta ku ka qenë i vendosur gjimnazi “Sami Frashëri” përmbi 8 vjet e ku kanë ndjekur mësimin mbi 1 600 nxënës tha se e ruajnë më fanatizëm këtë objekt.

“Ende është si muze dhe i ruajtur nga familja për t’ia kaluar shtetit nën mbrojtje dhe përkujdesje”.

Drejtori i atëhershëm i gjimnazit “Sami Frashëri”, Abdyl Gashi ka shpalosur kujtimet e një kohe më shumë rrezik, por edhe vullnet për shkollën. /EO

Lexo të tjera