Rozë

Veshi fustan në klip, kompania i ‘hakmerret’ reperit shqiptar

0
veshi-fustan-ne-klip,-kompania-i-‘hakmerret’-reperit-shqiptar

Gashi është reper shqiptar, i cili po ngritet dalëngadalë hapave të suksesit në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Ai aktualisht po e shijon suksesin e albumit “1984”, ndërsa disa prej projekteve të atij albumi i ka shoqëruar edhe me videoklip.

Së fundi, reperi me anë të një postimi ka treguar historinë që i ndodhi me njërin prej videoklipeve të tij, teksa u nda shumë i dëshpëruar.

Në atë klip, Gashi ishte shfaqur i veshur me fustan, andaj kjo gjë kishte bërë që të tërhiqet kompania që kishte planifikuar t’ia sponsoronte videon.

“Më lejoni t’ua tregoj një storie të keqe rreth kësaj videoje…kjo video ishte supozuar të kishte një kompani që do të vendoste buxhet, që do të më ndihmonte ta realizoja, por meqë u shfaqa me fustan në video, ata i dhanë fund marrëveshjes në momentin e undit, sepse ata menduan se të kenë një mashkull që shfaqet me fustan është kundër rregullave të komanisë…imagjinoni në vitin 2020…”, ka shkruar ndër të tjera reperi.

Por, ai thotë se edhe pse është i zhgënjyer nuk do ta etiketojë kompaninë në fjalë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera