Lajme

Vetëvendosje nuk është e kënaqur me sondazhet 45%, thonë se po punojnë për 51%

0

Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që shprehet e bindur se në zgjedhjet e reja do të fitojë 51% të votave dhe do ta formojë qeverinë e vetme, vetëm me pakicat.

Për këtë çështje është deklaruar deputeti i saj, Eman Rrahmani, i cili e konfirmon se sondazhet aktualisht nuk e qesin partinë e tij më shumë se 45% dhe për të arritur 51% thotë se duhet të angazhohen edhe më shumë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

“Angazhimi jonë do të jetë t’i foitojmë 51%, të gjitha sondazhet që bëhen edhe nga subjektet tjera na qesin mbi 40% lufta jonë do të jete t’i arrijmë 51% dhe mbetet të punojmë si Lëvizje. Sondazhet janë 40 deri 45 për qind që e qesin Lëvizjen, që është një dyfishim i votës nga zgjedhjet e fundit që ndodh shumë rrallë në skenën politike”, thotë ai.

Rrahmani thotë se për të arritur 51% ju duhet goxha punë dhe angazhim si organizatë./BS

Lexo të tjera