Lajme

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

0
vetevendosje-shpall-zgjedhjet-e-brendshme

Nga 20 shtatori, secili anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kurdo që është anëtarësuar, do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.

Në 30 qendra të Lëvizjes në Kosovë e 13 qendra në mërgatë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë mundësi që përmes parimit “një anëtar, një votë” të zgjedhin kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra, të propozojnë kandidatët që vlerësojnë më së shumti apo edhe të vetëpropozohen.

“Zgjedhjet do të jenë të drejtpërdrejta, të lira e demokratike. Në fund të këtij procesi do të kemi struktura edhe më të fuqishme ashtu siç e kemi edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve”, njofton Lëvizja Vetëvendosje. /Lajmi.net/

Lexo të tjera