Rozë

Video që po bën xhiron në rrjet, i riu nuk e njeh Rihannën dhe i kërkon Instagramin

0
video-qe-po-ben-xhiron-ne-rrjet,-i-riu-nuk-e-njeh-rihannen-dhe-i-kerkon-instagramin

Ylli i muzikës pop, Rihanna, së fundi ka marrë pjesë në marshin kundër urrejtjes ndaj aziatiko-amerikanëve, shkruan lajmi.net.

Autorja e hitit “Umbrella” kishte veshur kostum të gjerë, vendosi maskë në fytyrë e kapele në kokë, duke ua bërë të vështirë të gjithëve ta njihnin.

Ajo doli në rrugë të dielën për të treguar mbështetjen për komunitetin aziatiko-amerikanë, mes krimeve në rritje ndaj tyre.

Rihanna po mbante në duar një pankartë me mbishkrimin “Ndaloni dhunën ndaj aziatikëve” dhe një tjetër “Urrejtja=racizëm kundër Zotit”.

Një qytetar e ndaloi atë në rrugë duke i kërkuar asaj Instagramin, ndërsa u habit kur e kuptoi se kush ishte. /Lajmi.net/

Lexo të tjera