Lajme

Vigan Qorollit i vidhet çanta nga duart, dyshohet ta ketë marrë një grua

0
vigan-qorollit-i-vidhet-canta-nga-duart,-dyshohet-ta-kete-marre-nje-grua

Njohësit të Çështjeve Politike, Vigan Qorollit i është vjedhur një çantë dore derisa ishte në objektin e Komunës së Prishtinës.

Çanta thuhet të ketë qenë lëkurë ngjyrë kafe e mbyllur ndërsa në bazë të dëshmitarëve në këtë rast çanta është marrë nga një grua e cila kërkon lëmoshë, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Pershendetje grupi,

Para pak oresh ne objektin e Komunes se Prishtines, bashkeshortit tim Vigan Qorrolli, ia kane vjedhur nje çante te vogel dore (lekure ngjyre kafe e erret). Sipas deshmitareve, çanten e ka marre nje grua-lypese.

Ne çante, pos kuletes me mjete monetare, kartela e dokumente, ka pasur edhe qelesat e vetures.

Ju lutem qe nese rastesisht dikush nga grupi mund t’i bie ne sy nje çante e tille, kuleta apo dokumentet ju lutem te na njoftoni.

Nuk do te mungoje shperblimi per personin qe mund te gjeje gjesendet e vjedhura.

Faleminderit shume 😌./Lajmi.net/

Lexo të tjera