Lajme

Vjedhja në Thesar: Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj liron nga detyra këshilltaren e saj

0
vjedhja-ne-thesar:-zevendeskryeministrja-balaj-halimaj-liron-nga-detyra-keshilltaren-e-saj

Balaj-Halimi është shprehur se është e vetëdijshme se askush nuk duhet të jetë përgjegjës për veprimet e familjarëve, krimi është i rëndë andaj e ka parë të domosdoshëm shkarkimin e saj, shkruan lajmi.net.

“Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!”, tha Balaj-Halimi.

Ky është postimi i saj: 

Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares.

Znj Hajrie që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë!

Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm.

Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera