Lajme

Vjen me një ndryshim Kurti: Pas thikave, tani i fut edhe pirunët në hartën e Kosovës

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po vazhdon me insistimet e tij se thikat kanë qenë prezentë mbi hartën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Por, Kurti tani po thotë se mbi hartën e Kosovës janë edhe pirunët, ku sipas tij po i mban në duar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ani pse thotë se ky plan për ndarjen e Kosovës ka dështuar.

Lideri i VV’së thotë se thikat mbi harta kanë ekzistuar dhe se plani ka qenë mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij Vucic.

 

Ai thotë se plani i Thaçi dhe Vucicit për ta bërë edhe atë pjesë të projektit ka dështuar.

“Ai takim ka dështuar që ne ta ndajmë ekonominë dhe institucionet e Kosovës. Dhe ka dështuar që unë të bëhem pjesë e projektit ku, po kanë qenë thikat mbi harta dhe piruni ka qenë në duart e presidentit Vuçiq. Pra, ky ka qenë plani i tyre, mirëpo ky plan i tyre unë besoj se ka dështuar, por ideja si e tillë nuk ka vdekur sepse ka më shumë se dy vjet që në bisedime jo publike kanë ardhur deri të këto solucione të cilat janë nën petkun e shkëmbimit territorial, praktikisht ndarje të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti kritikoi edhe njëherë marrëveshjen e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.//gazetametro.net

Lexo të tjera