Lajme

Vjosa Osmani ushtron detyrën e presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit

0

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të merr në dorë edhe drejtimin e presidencës pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi.
Kjo gjë i kalohet me automatizëm për shkak se kështu e rregullon Kushtetuta një situatë të tillë, njofton Klan Kosova.

Njohësi i Kushtetutës, Kushtrim Palushi, sqaroi se as nuk mund të ketë kundërshti eventuale nga partitë politike, meqë Kushtetuta e ka një dispozitë të tillë. Por, ai tha se nëse për gjashtë muaj nuk arrihet të zgjedhet një president i ri vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Bazuar në Kushtetutën e Kosovës në rast të mungesës së presidentit, qoftë edhe në rast të mungesës së përkohshme, e zëvendëson kryetarja e Kuvendit, në këtë rast Vjosa osmani. Por, menjëherë duhet të fillohet me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Nëse s’kemi 6 muaj president atëherë shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme”.

“Kjo procedurë është automatike që e parasheh Kushtetua dhe kjo nuk pyet partitë politike, por është dispozitë kushtetuese”.

Lexo të tjera