Për skuadrën e Torino, nga minuta e parë u paraqit edhe Mërgim Vojvoda, që regjistroi edhe një asistim.
Andrea Belotti në minutën e 11′, kaloi në epërsi 1:0 Torinon.
Në vazhdim të ndeshjes, Atalanta ishte e pandalshme, duke përmbysur rezultatin. Gjithçka filloi me një gol të Alejandro Gomez në minutën e 13′.
Luis Muriel në minutën e 21′, përmbysi rezultatin, në 1:2, ndërsa Hans Hateboer në minutën e 42, shënoi për 1:3.
Në pjesën e dytë, Torino u kthye në lojë, kur shënoi sërish përmes Belottit, i cili pranoi një asistim nga Vojvoda.
Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Marten de Roon, kur shënoi për 2:4./Lajmi.net/