LajmeOpinion

Votimi i Arifit, ja çfarë do të ndodhë me Qeverinë Hoti nëse aprovohet kërkesa e VV-së nga Kushtetuesja

0
Ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Islam Krasniqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot” është deklaruar se nëse aprovohet kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për votimin e deputetit Etem Arifit nga Gjykata Kushtetuese, atëherë qeveria Hoti do të rrëzohet.

“Në rast së aprovohet kërkesa e LVV-së nga Gjykata Kushtetuese, qeveria Hoti rrëzohet apo të bjerë poshtë pasi që ka votuar një deputet i cili ka qenë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë, i cili është dashur të jetë në mbajtje (vajtje të dënimit) e jo në Kuvendin e republikës së Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi është shprehur se do të ishte e drejtë që presidenti i vendit t’a kthej Vetëvendosjes mandatarin.

“Në rast së Gjykata kushtetuese e sheh si të drejt kërkesën e LVV- së ajo e kthen në pikën zero zgjedhjen e qeveris Hoti, por mendoj së do të ishte e drejtë që mandatarin edhe një herë presidenti t’a kthej të LVV-ja, duke i respektuar procedurat që ishin aplikuar edhe për themelimin e kësaj qeverie”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Sipas tij, problemi qëndron së çka do të ndodh me vendimet që ka ndërmarr kjo qeveri pasi disa vendime nuk mund të anulohen.

“Nuk duhet të harrojmë së edhe shkuarja në zgjedhje ka një procedurë të rregulluar që nuk do të krijojë mrekulli apo probleme, pasi që ajo specifikohet shumë qartë, por problemi qëndron së ç’ka do të ndodh me vendimet që ka ndërmarr kjo qeveri pasi që të gjitha vendimet nuk mund të anulohen, janë disa marrëveshje ndërkombëtare e që aty duhet të matemi mirë që cilat vendime qitën në peshore pasi që matematikat gabuara po na kushtojnë si në aspektin e shtetndërtimit ashtu edhe në buxhetin e shtetit. Por besoj që edhe nëse kthehen në pikën zero të gjitha ato vendime duhet të respektohen pa u dëmtuar askush, që të mos na kushtojnë nesër në dëmtimin e buxhetit të shtetit”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Lexo të tjera