Bota

Vozitësi i Tesla-s incizon vetën duke u vetë-vozitur në autostradë

0
vozitesi-i-tesla-s-incizon-veten-duke-u-vete-vozitur-ne-autostrade

Disa pronarë të Tesla-s po mendojnë se mund të harrojnë për detyrat e tyre si shoferë e të qëndrojnë pas timonit, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Një shembull i përsosur i kësaj sjellje dembele dhe të papërgjegjshme është postuar në Facebook, ku shoferi i një Tesla Model X shihet i ulur në sediljen e pasagjerit teksa makina e tij është në lëvizje.

Ai vendos me padurim kamerën për të treguar ulësen e zbrazët të shoferit pa thënë asnjë fjalë, teksa makina e tij e vetë-vozit atë në autostradë.

Drejtori ekzekutiv i firmës për prodhimin e makinave, Elon Musk, ka premtuar se në modelet e radhës do e mundësojë vetë-vozitjen vetëm përmes vendosjes së duarve të shoferit në timon. /Lajmi.net/

Lexo të tjera