Lajme

Vuan nga COVID-19/ Përkeqësohet gjendja e kreut të Kishës Ortodokse në Serbi, ka probleme me zemrën

0
vuan-nga-covid-19/-perkeqesohet-gjendja-e-kreut-te-kishes-ortodokse-ne-serbi,-ka-probleme-me-zemren

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se këtë mëngjes kishte shenja të përkeqësimit të dështimit të zemrës së Patriarkut Irinej.

Pas masave të aplikuara të trajtimit, gjendja e tij po stabilizohet.

Këshilli i mjekëve specialistë monitoron vazhdimisht gjendjen shëndetësore të

Shenjtërisë së Tij Patriarkut Serb Z. Irinej, thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Më 5 nëntor Patriarku Irinej doli pozitiv me COVID-19 pas një testimi rutinor, por duket se virusi ka ndikuar për keq në shëndetin e 90-vjeçarit.

Po ashtu një mesazh pas lajmit ka përcjellë dhe vetë Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duke i shprehur se gjithë kombi është me të dhe pret që ta mposhtë virusin.

Lexo të tjera