Lajme

Vuçiq tregon se kur pret rinisjen e dialogut me Kosovën

0
vuciq-tregon-se-kur-pret-rinisjen-e-dialogut-me-kosoven

Kur u pyet nga gazetarët nëse ai pret presione të reja dhe me kë do të flasë në Bruksel, Vuçiq tha se gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel, ai do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë – Borell, Von der Layen, Varei dhe Lajçark, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa mediume sllovene, ku bëhet fjale për ri-definim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka ”, tha Vuçiq.

Lexo të tjera