Lajme

Vulin i reagon Thaçit: Ai po i numëron ditët deri në ngritjen e aktakuzës

0

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit tha se viktimat e luftës në Kosovë, janë prova se Serbia nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste, transmeton Gazeta Express.

Vulin tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e sulmon Serbinë, duke u përpjekur të heqë qafe padinë e Gjykatës Speciale për krime lufte, shkruajnë mediat serbe.

“Thaçi po numëron ditët deri në ngritjen e aktakuzës, pas së cilës ai do të mbajë përgjegjësi për mizoritë që bëri. Nuk është çudi që ai është nervoz dhe po përpiqet të shpëtojë duke sulmuar Serbinë. Ai mund të më sulmojë mua, por ai nuk mund të ndryshojë të vërtetën se mizoritë janë të UÇK-së aq sa duhej të formohej një gjykatë speciale për ta, “tha Vulin. /Express/

Lexo të tjera