Fun

Vullnetarët do të ri-infektohen me Covid-19, për të ndihmuar të përmirësohen vaksinat

0
vullnetaret-do-te-ri-infektohen-me-covid-19,-per-te-ndihmuar-te-permiresohen-vaksinat

Vullnetarë që janë shëruar nga koronavirusi, do të infektohen përsëri me virus për herë të dytë, për të ndihmuar me disa studime të reja, shkruan lajmi.net.

Studimet kanë qëllim që të zhvillojnë metoda të reja të trajtimit dhe forcimin e vaksinave kundër Covid-19.

Ky studim që do të zhvillohet nga një ekip i Universitetit të Oksfordit do të hetoj se si po ndikon virusi gjatë infektimit për herë të dytë dhe çfarë lloj imunizimi do të ndihmoj njerëzit.

Deri më tani dihet se një pjesë e personave që janë infektuar me Covid-19 janë ri-infektuar përsëri, disa edhe më shumë se 2 herë.

Gjithashtu me variantet e reja gjithmonë e në rritje, metoda të reja për të luftuar virusin mund të jenë më shumë se të nevojshme.

Shkencëtarët kanë marrë leje për punën e tyre javën e kaluar, dhe kanë rekrutuar më shumë se 60 vullnetarë të shëndetshëm që do të marrin pjesë në dy faza eksperimentale.

Secili vullnetarë do të paguhet pothuajse 6,000 euro. Studimet njerëzore kanë luajtur një rol kyç në zhvillim e trajtimeve për shumë sëmundje, ndër to janë malaria, TB, kolera, gripi etj.

Shkencëtarët shpresojnë se këto studime do të zbulojnë se si trupi i disa njerëzve është më i mbrojtur nga ri-infektimi, dhe të përdoret kjo si pikë nisje për një barë të ri ose për të forcuar efikasitetin e vaksinave.

Faza e parë do të përfshijë infektimin e 50% të vullnetarëve, dhe në fazën e dytë, të gjithë do të infektohen me një dozë të caktuar të virusit origjinal nga Wuhan. /Lajmi.net/

Lexo të tjera