Lajme

VV sërish e shantazhon LDK-në, i kërkon garancë për presidentin që të tërhiqen nga ligji

0
vv-serish-e-shantazhon-ldk-ne,-i-kerkon-garance-per-presidentin-qe-te-terhiqen-nga-ligji

E pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët thanë se nuk do të marrin pjesë në seancë pa u tërhequr Ligji, Kusari tha se VV-ja ka hequr dorë dje nga procedura e shpejtë pas votimit në Kuvend, shkruan lajmi.net.

Ajo ka bërë një lojë fjalësh duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është tërhiqur nga procedura e përshpejtuar, por nuk ka thënë se është tërhequr nga ligji.

Tutje, Kusari – Lila ka thënë se i ka kërkuar Arben Gashit përgjigje garantuese për pjesëmarrje në seancë nëse do të tërhiqet VV-ja edhe formalisht nga ky ligj, duke e kushtëzuar kështu prezencen ose mosprezencën e LDK-së.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet në skenën politike kosovare deri sonte në ora 18:00.

Në rast se dështon zgjedhja e presidentit sonte, atëherë vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të parakohshme. /Lajmi.net/

Lexo të tjera