Lajme

Wigemark: EULEX do të mbështesë sistemin prokurorial

0
wigemark:-eulex-do-te-mbeshtese-sistemin-prokurorial

Sipas një komunikate të KPK-së, Maloku dhe Wigemark diskutuar tema të interesit të përbashkët, që lidhen me mandatin e dy institucioneve.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Maloku, ka njoftuar shefin e EULEX-it, Wigemark, për punët dhe aktivitetet, që janë duke u realizuar në sistemin prokurorial, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Shefi i EULEX-it, Wigemark, duke uruar Kryesuesin Maloku për detyrën e re, tha se institucioni që ai drejton brenda mandatit të vet do të vazhdojë mbështetjen e sistemit prokurorial në promovimin dhe forcimin e sundimit të ligjit.

“Në fund të këtij takimi, u tha se sistemi prokurorial është duke punuar në realizimin e prioriteteve të veta për rritjen e efikasitetit, efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies në këtë sistem, ndërsa EULEX-i përmes monitorimit, këshillimit dhe mënyrës së trajtimit të sfidave do të mbështesë sistemin prokurorial në realizimin e prioriteteve që ka”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera