Bota

Wijnaldum qëndron te Liverpool, Barca sheh opsionet për Thiagon

0
wijnaldum-qendron-te-liverpool,-barca-sheh-opsionet-per-thiagon

Barcelona vazhdon të jetë aktive në merkato, duke mos i mbyllur akoma llogaritë e saj.

Mesfusha vazhdon të jetë reparti ku mund të intervenohet dhe dy emra janë në listë; Georginio Wijnaldum dhe Thiago Alcantara.

Sipas ‘Cat Radio’, nëse asgjë nuk ndryshon, Wijnaldum do të qëndrojë te Liverpool, transmeton lajmi.net.

Kjo lë të hpaur të gjitha opsionet e Barcelonës për nënshkrimin me Thiago Alcantara.

Kujtojmë se Thiago është në bisedime me Liverpool dhe ‘Reds’ shihen si favoritët për nënshkrimin e tij. /Lajmi.net/

Lexo të tjera