Rozë

Winnie Harlow mbështet ekipin e të dashurit me fanellë provokuese

0
winnie-harlow-mbeshtet-ekipin-e-te-dashurit-me-fanelle-provokuese

Winnie Harlow i dha përkrahje të dashurit të saj dhe sulmuesit të Los Angeles Lakers, Kyle Kuzma, me të cilin ajo është në lidhje që nga maji i kaluar, në një fanellë të purpurt dhe ari, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Derisa modelja 26-vjeçare arriti në festën e ditëlindjes me temë sportive të Christian Combs në Los Angeles të premten, ajo me padurim tregoi krenarinë e ekipit të saj me disa veshje sportive.

Përveç veshjes, bukuroshja mbante një çantë dore Spalding Basketball dhe një palë çizme të larta.

Veshja me mesazh e Harlow, e cila nxori në pah fizikun e saj të përsosur, u bë nga BeElle Originals në më pak se tre orë, sipas llogarisë së stilistit në Instagram.

Ish-konkurrentja e “America’s Next Top Model” lëshoi flokët e zeza teksa u pa duke dalë nga makina e saj për të shkuar në festë.

Derisa u pa jashtë pa maskë në fytyrë në periudhë pandemie, i dashuri i Winnie nuk dukej askund. /Lajmi.net/

Lexo të tjera