Sport

Wolverhampton mposht Crystal Palace, merr tri pikë të reja në Premierligë

0
wolverhampton-mposht-crystal-palace,-merr-tri-pike-te-reja-ne-premierlige

Skuadra e drejtuar nga Nuno Esprito Santos ka shënuar fitore kundër skuadrës së Crystal Palace, shkruan lajmi.net.

Me rezultatin 2:0, Wolves kanë arritur që të sigurojnë tri pikët e reja.

Ait Nouri ishte ai që gjeti i pari rrugën e golit, duke tundur rrjetën në minutën e 18’, shkruan lajmi.net.

Podence dyfishoi epërsinë e nikoqirëve, kur dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27’ të takimit.

Crystal Palace luajtën me një lojtar më pak për katër minutat e fundit, pasi në minutën e 86’ Luka Milivojevic u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore Wolves mbajnë përkohësisht pozitën e tretë, me 13 pikë të grumbulluara, kurse Crystal mbeten në kuotën e 10 pikëve për pozitën e nëntë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera