Lajme

Xhafer Gashi në 22-vjetorin e Betejës së Koshares: Aty lidhëm besën se vetëm të bashkuar do të jetësojmë lirinë

0
xhafer-gashi-ne-22-vjetorin-e-betejes-se-koshares:-aty-lidhem-besen-se-vetem-te-bashkuar-do-te-jetesojme-lirine

Ai ndër tjerash është shprehur se: “mes ndjenjës së dhimbjes e mallit po përkujtojmë me krenari betejën që u zhvillua pikërisht sot e 22 vite më parë, aty ku e lidhëm besën se vetëm të bashkuar do jetësojmë lirinë..”

Gashi ka vlerësuar lart heroizmin e komandantit Agim Ramadani-Katana dhe bashkëluftëtarëve të tjerë.

“Kosharja legjendare, është sinonim më i mirë i 113 dëshmorëve, i bashkëluftëtarëve e shokëve të mi; Agim Ramadani-Katana, Sali Çekajt e Xhemajl Fetahu, heroizmi i tyre i pashoq, shkaktojë ferrin e forcave të shumta paramilitare serbe, duke dhënë mesazhin e qartë se UÇK-ja në krye me strategun ushtarak KATANA është e bindur dhe e pamposhtur për çlirimin e Kosovës…”

Shkrimi i plotë i Gashit:

“Në Koshare, sot me bashkëluftëtarë, pranë varreve të trimave e shokëve të idealit, mes ndjenjës së dhimbjes e mallit po përkujtojmë me krenari betejën që u zhvillua pikërisht sot e 22 vite më parë, aty ku e lidhëm besën se vetëm të bashkuar do jetësojmë lirinë..

Kosharja Legjendare, është sinonim më i mirë i 113 dëshmorëve, i bashkëluftëtarëve e shokëve të mi; Agim Ramadani-Katana, Sali Çekajt e Xhemajl Fetahu, heroizmi i tyre i pashoq, shkaktojë ferrin e forcave të shumta paramilitare serbe, duke dhënë mesazhin e qartë se UÇK-ja në krye me strategun ushtarak KATANA është e bindur dhe e pamposhtur për çlirimin e Kosovës…

Trimave të Koshares, heronjët e mi

Ju fituat përjetësinë, u flijuat për tokën e atdheun që e deshtët aq shumë.. duke rënë për mos vdekur kurrë! Lavdia dhe kujtimi për ju do të jetojë gjithmonë.. përherë dhe kudo ku ka shqiptarë!

Lavdi e përjetshme heronjëve të lirisë!

Lavdi Komandantit Agim Ramadani-Katana!

Lavdi të rënëve për liri. /Lajmi.net/

Në Koshare, me bashkëluftëtarë pranë varreve të trimave e shokëve të idealit, mes ndjenjës së dhimbjes e mallit po…

Posted by Xhafer Gashi on Friday, April 9, 2021

Lexo të tjera