Lajme

Xhaferoviq: Bosnje dhe Hercegovina mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë 

0
xhaferoviq:-bosnje-dhe-hercegovina-mbeshtet-dialogun-ndermjet-kosoves-dhe-serbise 

“Bosnje dhe Hercegovina mbështet të gjitha iniciativat rajonale që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të gjitha vendeve. Gjithashtu mbështesim lëvizjen e lirë të mallrave, qytetarëve, investimeve dhe kapitalit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Xhaferoviq në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai tha se Bosnja e ka regjimin më të ngushtë për lëvizjen e njerëzve me Kosovën dhe se dëshiron që këtë ta përmirësojë.

Ndërsa, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se e ka inkurajuar anëtarin e presidencës trepalëshe që Bosnja të vazhdojë përpjekjet për zgjidhje pragmatike për njohjen e dokumenteve dhe lehtësimin e regjimit të vizave për shtetasit nga Kosova.

Meta dhe Xhaferoviq diskutuan edhe mundësinë e rihapjes së ambasadave të Shqipërisë në Bosnje dhe anasjelltas, duke thënë se ky akt do të përmirësojë raportet dypalëshe.

Bosnje dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Më 17 qershor, presidenca trepalëshe e Bosnjës kishte shqyrtuar kërkesën e anëtarit të saj, Shefik Xhaferoviq, mirëpo vendimi nuk ishte miratuar pasi anëtari tjetër i presidencës, Millorad Dodik kishte votuar kundër. Pro kishte votuar edhe anëtari kroat i presidencës, Zhelko Komshiq.

Vendimi në presidencën trepalëshe merret me konsensus të tre anëtarëve.

Lexo të tjera