Sport

Xhaka i kënaqur me transferimet e Arsenal, jep lëvdata për Willian

0
xhaka-i-kenaqur-me-transferimet-e-arsenal,-jep-levdata-per-willian

Willian iu bashkua skuadrës së  Arsenal gjatë kësaj merkatoje, duke i dhënë fund aventurës me Chelsea.

Lidhur me brazilianin disa komente ka dhënë edhe mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka, i cili kishte vetëm lëvdata.

“Me Willian dhe Gabriel, Arsenal kanë afruar shumë kualitet dhe mentalitet fitues në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Xhaka, transmeton lajmi.net.

“Willian e di se si duhet fituar tituj”, shtoi kosovari me pasaportë zvicerane.

Willian e niste për mrekulli aventurën me Arsenal, duke regjistruar tri asistime në ndeshjen e parë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera