Sport

Xhaka ka një paralajmërim për bashkëlojtarët

0
xhaka-ka-nje-paralajmerim-per-bashkelojtaret

Xhaka pas ndeshjes ndaj Leicesterit, të cilën Arsenali e fitoi me rezultatin 3-1 në King Power Stadium, pati një mesazh për bashkëlojtarët e tij, transmeton lajmi.net.

Xhaka deklaroi se “The Gunners” kanë kualitetin të ngjiten lartë në tabelën e Premierligës.

“Duhet të fitojmë ndeshje pas ndeshje, jo vetëm për tre ndeshje, jo për katër, por duhet ta bëjmë vazhdimisht”, tha ai.

“Dhe me këtë energji, me këtë shpirt skuadre, atëherë do mund të bënim diçka”, tha Xhaka.

“E dinim që do e kishim të vëshirë pas Europa League, pas udhëtimeve dhe gjithçka tjetër. Pikë të rëndësishme për ne”, përfundoi Granit Xhaka./Lajmi.net/

Lexo të tjera