Sport

Ylli i Man Unitedit sot kryen testet mjekësore te Milan

0
ylli-i-man-unitedit-sot-kryen-testet-mjekesore-te-milan

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja u arrit të premten vonë dhe mbrojtësi duhet të fluturojë drejt Italisë për testet mjekësore, përcjell lajmi.net.

Roma gjithashtu kanë qenë të interesuar për mbrojtësin e djathtë, por ai ka zgjedhur Milanin.

Raportohej se Manchester United kërkonte deri në 30 milionë euro për 21 vjeçarin, kështu që ‘Rossonerët’ kanë pranuar një huazim, pa opsion blerje.

Dalot u transferua në ‘Old Trafford’ vetëm në verën e vitit 2018 nga FC Porto, për 22 milionë euro, por arriti të bënte vetëm 11 paraqitje konkurruese sezonin e kaluar, duke shënuar një gol.

Ai vuajti nga lëndimet gjatë gjithë vitit 2019./Lajmi.net/

Lexo të tjera