Sport

Ylli i Real Madrid teston pozitiv për COVID-19

0
ylli-i-real-madrid-teston-pozitiv-per-covid-19

Infektimi i Odegaardit ka bërë që të gjithë lojtarët të kryejnë testin të martën pasdite për të garantuar kthimin në stërvitje duke zbatuar protokollin e sigurisë.

Lojtari norvegjez është i izoluar në shtëpi dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Betisit të shtunën e ardhshme.

Los Blancos po presin përgjigjen e dytë për të njoftuar zyrtarisht se norvegjezi është i infektuar.

Një mungesë e rëndësishme për Zinedine Zidane në javën e dytë të La Ligas. Nëse e gjithë skuadra madrilene ka rezultate negative këtë të mërkurë në mëngjes, ekipi do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje normalisht. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera