Rozë

Zajmina Vasjari po sjell duet me këtë artist të njohur

0
zajmina-vasjari-po-sjell-duet-me-kete-artist-te-njohur

Zaimina Vasjari ka pak kohë që është rikthyer me këngë të re, pas një kohe shumë të gjatë pauzë nga muzika, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ishte këngëtari Irkenc Hyka në llogarinë e tij  në Instagram ka publikuar disa pamje nga xhirimet e klipit të ri.

Përmes këtyre imazheve, ai bëri të ditur se për këngën e re ka bashkëpunuar me artisten, Zaimina Vasjari.

Ndërsa, këngëtarja në fjalë paraqitet në foto me një veshje ekstravagante, ku ajo duket se në dorë mban një revole.

Nuk dihet ende se për çfarë projekti muzikor bëhet fjalë, ngase dy artistët nuk kanë preferuar të japin më shumë detaje.

Kënga e fundit që u lansua para pak muajshnga Irkenci quhet “Vonë”, e cila ka mledhur më shumë se tre milionë klikime, e cila u prit shumë mirë nga fansat e muzikës se tij./Lajmi.net/

Lexo të tjera