Teknologji

Zbulimi i ri në kompjuetër kuantikë që do revolucionarizojë botën

0
zbulimi-i-ri-ne-kompjueter-kuantike-qe-do-revolucionarizoje-boten

Zbulimi mund të ndryshojë rrënjësisht se si kompjuterët kuantikë janë në gjendje të matin kuantat e energjisë, të cilat mundësojnë një lloj krejt të ri të kompjuterëve, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Përparimi i ri – i botuar rishtas në Nature – përqendrohet në një lloj të ri detektorësh të njohur si bolometër. Kjo mat energjinë e rrezatimit hyrës duke matur se sa nxehet ai detektor.

Që një kompjuter kuantik të funksionojë, ai duhet të jetë në gjendje të masë gjendjen energjetike të kubitëve nga i cili është i përbërë.

Për momentin, kompjuterët kuantikë zakonisht e bëjnë këtë duke matur tensionin e induktuar nga kubitët. Por kjo vjen me një mori problemesh, duke përfshirë nevojën për një qark të gjerë që mund t’i bëjë kompjuterat të konsumojnë energji më pak.

Duke përdorur bolometra, shkencëtarët shpresojnë të kapërcejnë të gjitha këto probleme. /Lajmi.net/

Lexo të tjera