LajmeRozë

Zbulohet gënjeshtra e këngëtares për t’i shpëtuar burgut, Fjolla Morina nuk është shtatzënë

0
avokatja-e-fjolla-morines:-s’jane-arme-zjarri,-njera-eshte-pistolete-per-te-trembur-qente,-tjetra-cakmak

Këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë dhe tashmë gjendja e saj në gjyq përkeqësohet.

Ekoja e dytë ka zbuluar se Morina, që akuzohet për trafik armësh dhe municionesh dhe armëmbajtje pa leje, ka gënjyer në ekon e parë, për t’i shpëtuar burgut. Rezultati ka ardhur pas rikontrollit të dytë që iu bë në maternitetin e Kukësit, pas dyshimeve të forta nga organi i akuzës.

Pas ekos së dytë, Prokuroria tashmë ka kërkuar edhe hetim për spitalin ku bëri ekon e parë që e nxorri dy muajshe shtatzënë, ndërsa mësohet se gjinekologu i parë është arratisur drejt Kosovës.

Ndërkohë, edhe për këngëtaren ka telashe ekstra, pasi tashmë mund t’i shtohet si akuzë edhe dëshmia e rreme./BS

 

Lexo të tjera