Sport

Zekrija Ramadani: Ndeshje pozitive por ende duhet të përmirësohemi

0
zekrija-ramadani:-ndeshje-pozitive-por-ende-duhet-te-permiresohemi

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka vlersuar ndeshjen si pozitive, por që skuadra ka ende nevojë të përshtatet me realitetin e ri.

Ai duke folur pas ndeshjes për ‘ArtSport’, tha: “Nuk dua të gjej justifikime, por kam ardhur vetëm një javë para se të fillon kampionati, teksa në skuadër kanë ardhur shumë futbollistë dhe normalisht se atyre i’u duhet kohë për t’u ambientur me punën dhe filozofinë time të lojës”.

“Patëm një krizë rezultatesh e cila është krejtësisht normale dhe shpresoj të kemi kaluar atë në fazën e parë. Megjithatë, duhet të jemi me këmbë në tokë, ta ngrisim nivelin e punës dhe disiplinës për të ardhur deri te rezultatet e radhës”, theksoi 42 vjeçari, transmeton lajmi.net.

“Këto ndeshje janë gjithmonë të vështira, pasi që duhet motivim më tepër dhe nuk guxon të gabosh. Objektivi është arritur pasi që kemi marrë tre pikët, të cilat nuk ishin të lehta përballë një klime më të ftohtë në Pejë dhe terrenit me bari sintetik”, tha ai.

“Futbollistët dhanë maksimumin e tyre dhe unë dua t’i përgëzoj për këtë fitore. Gjithashtu dua që t’i përgëzoj gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit”, deklaroi Ramadani./Lajmi.net/

Lexo të tjera