Zemaj tha se është e domosdoshme që procesi zgjedhor, në çdo vendvotim, të zhvillohet duke i respektuar masat anti-COVID.
Ai kërkoi nga qytetarët që të mos grumbullohen në oborret e shkollave, kurse organet e zbatimit të masave anti-COVID duhet të jenë në krye të detyrës, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, po zhvillohet procesi zgjedhor për kryetarët e komunave, në mënyrë të rregullt.
Është e domosdoshme që procesi zgjedhor, në çdo vendvotim, të zhvillohet duke i respektuar masat anti Covid.
Bashkë me insepktoriatin vizituam qendrat e vendvotimeve edhe në Podujë edhe në Mitrovicën e Veriut. Aty ku isha, masat anti Covid po respektoheshin, hapësirat ofronin kushtet e duhura për votim.
Por, kërkoj nga qytetarët të mos grumbullohen në oborret e shkollave, ndërsa organet e zbatimit të masave anti Covid, duhet të jenë në krye të detyrës.
Kjo ditë e mirë, nuk guxon të jetë ditë e ngritjes së lakores së infektimeve as në Podujevë, as në Mitrovicën e Veriut!
Jeta e çdo qytetari është prioritet, le të fitojë më i miri. Bashkë ia dalim!
Bartni maskën!
Ruani distancën!
Mbajeni higjienën!