Lajme

Zemaj: Kush hyn në Kosovë nga vendet me rrezik do të vetizolohet 7 deri 14 ditë

0
zemaj:-kush-hyn-ne-kosove-nga-vendet-me-rrezik-do-te-vetizolohet-7-deri-14-dite

Zemaj tha se të gjithë persona që vijnë nga shtetet me numër të madh të të infektuarve, nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR.

“Ajo çka kemi bërë si Ministri e Shëndetësisë, e kemi vendosur masën që të gjitha shtetet që paraqesin rrezik potencial për shpërndarje të infeksionit nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR, por edhe nëse  hyjnë duhet të shkojnë në vetizolim për 7 ose 14 ditë sipas nevojës dhe vlerësimit epidemiologjik”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.

Ai theksoi se Kosova aktualisht është në një situatë stabile sa i përket menaxhimit të pandemisë por bën thirrje që të mos anashkalohen masat.

Lexo edhe: 

Mbi 1500 specializantë përfshirë edhe 70 nga Lugina e Preshevës i bashkohen institucioneve shëndetësore

Lexo të tjera