Uncategorized

“Zgjate dorën për ata që kanë nevojë”, Emina jep lajmin e mirë për një familje skamnore

0

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj disa herë është angazhuar në aktivitetet humanitare, shkruan lajmi.net.

Ajo, së fundi publikoi një video, përmes së cilës bëri të ditur se familjes Poçi po i ndërtohet një shtëpi e re.

Emina ndër të tjera solli edhe pamje nga vizita që i bëri familjes në fjalë, teksa nën emocione ua dha lajmin se po bëhen me shtëpi të re.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I EMINËS, PA NDËRHYRJE:

“Zgjatjau dorën atyre që kanë nevojë

Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se të gjitha se donacionet tuaja edhe një herë po ndihmojnë një familje në nevojë për një shtëpi të re.
Një baba me aftësi të kufizuara gjatë gjithë jetës me një grua që ka probleme shëndetësore dhe 4 fëmijët e tyre do të jenë në një shtëpi të re në muajin e ardhshëm.
FALEMINDERIT TË GJITHË JUVE
Së bashku me ndihmën e @fundjavendryshe,  familja Poçi do të jetojë në shtëpinë e tyre të re
Vazhdoni të na ndihmoni që të ndihmojmë të tjerët. Faleminderit të gjithëve për ndihmën tuaj”.

Para pak javësh, ajo ka vizituar vendlindjen, nga ku publikoi fotografi të shumta, duke treguar se e shijoi në maksimum qëndrimin atje, pas një kohe të gjatë, ngase nuk kishte mundur të udhëtonte për shkak të pandemisë. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera