Lajme

Zjarri kaplon shtëpinë në Ferizaj, vdes 66-vjeçari si pasojë e asfiksisë

0
zjarri-kaplon-shtepine-ne-ferizaj,-vdes-66-vjecari-si-pasoje-e-asfiksise

Sipas një komunikate të policisë, forcat e rendit kishin arritur ta nxjerrin të moshuarin por ai ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

“Sot rreth orës 07:15 min.policia e Kosovës është informuar se në fshatin Komoglavë nga një shtëpi banimi është duke dalur tym.Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes  duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ,pas kontrollimit mjekësor të viktimës,është konstatuar se i njëjti kishte nderruar jetë si pasojë e asfiksisë”, thuhet në komunikatë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga  cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë.

Nga dëshmitarët dhe fqinjët  jemi informuar se viktima kishte jetuar i vetëm dhe  kishte pasur edhe probleme shëndetësore ku edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë fqinjëve të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet IML Prishtinë për autopsi”,thuhet në komunikatën e policisë.

Lexo të tjera