Lajme

Zjarri në një objekt në Ulpianë, policia jep detaje

0
zjarri-ne-nje-objekt-ne-ulpiane,-policia-jep-detaje

Me të marrë informacionin në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve të cilët edhe kanë lokalizuar zjarrin.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar se nuk raportohet për persona të lënduar dhe se aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 shkurti” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, tha ai./Lajmi.net/

Lexo të tjera