Rozë

Zmadhoi gjoksin por i kushtoi shumë/ Aktores turke i plas silikoni

0

Aktorja turke Serenay Sarikaya, po kalon disa komplikacione shëndetësore si shkak i zmadhimit të gjoksit para disa vitesh.

Në vitin 2008 aktorja vendosi të zmadhonte gjoksin, veprim i cili me sa duket i kushtoi shumë.

“Silikonet e vjetra mund të kenë plasur” tha prezantuesi lker Koç duke folur për këtë temë, ku deklaroi se Sarikaya më parë kishte vendosur silikon.

Ndërkohë, për të fshehur këtë zhvillim të fundit, aktorja është regjistruar në spital me emrin “Seren Kaya”.

Megjithatë, mediat turke kanë arritur të mësojnë se aktorja 29-vjeçare ka kryer sërish operacion në gjoks.

“Lale Devri” dhe “Medcezir” ishin serialet turke nga ku aktorja u bë e njohur.

Lexo të tjera