Lajme

Zonja Meri parashikon fituesin e zgjedhjeve në ShBA

0

Astrologia Meri Shehu ka bërë edhe një herë parashikimin për zgjedhjet në SHBA. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Shehu tha se Biden favorizohet sipas astrologjisë, por ajo pëlqen më shumë Trumpin.


“Interesi i shqiptarëve është shumë i madh, sikur të ishin zgjedhjet tona. Normalisht këto zgjedhje kanë ndikim të madh në të gjithë botën, zgjidhet udhëheqësi i planetit. Trump duket sikur e ka humbur ritmin për të qenë udhëheqësi i planetit, por urojmë të dalë mirë në zgjedhjet e popullit amerikan.

Unë i mbetem parashikimit që kam bërë para disa ditësh. Zgjedhjet nuk bëhen për dy njerëz, por duke qenë se Biden është në shenjën e akrepit dhe Trump është në shenjën e binjakëve, unë si astrologe, si favorizimin astrologjik them se fiton Biden. Ne themi atë që mund të themi për momentin. Trumpin e duam shumë, është shumë karizmatik. Unë e kam si preferencë personale, sepse më duket si lideri më i mirë”, u shpreh astrologia.

Parashikimi i Meri Shehu vjen në një kohë që sot në Amerikë po votohet dhe ende nuk dihet se cili do të jetë fituesi i zgjedhjeve. Sondazhet i japin fitoren demokratit Biden, por shumë analistë shprehen se republikani Trump do triumfojë sërish.

Lexo të tjera