Bota

Zv/kryeministrja porosi Daçiqit: Kosova s’do ndalet deri sa ju dhe ata që bënë gjenocid të dalin para gjyqit

0
zv/kryeministrja-porosi-daciqit:-kosova-s’do-ndalet-deri-sa-ju-dhe-ata-qe-bene-gjenocid-te-dalin-para-gjyqit

“Ju s’keni si ndiheni të turpëruar, derisa për ju krimi, dhunimi, gjenocidi, mashtrimi e konstruksionet paraqesin vlerë. Por, jam e bindur se shumica e popullit serb sikur ta dinin të vërtetën e plotë për të cilën t’i po kërcënon dëshmitarë që mos të rrëfejnë për krimet tuaja, ata do të turpëroheshin nga ti dhe bashkëpunëtorët tuaj”, ka shkruar ndër të tjera zv-kreyministrja në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ndryshe, sot Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një konferencë për media ku ka kërkuar nga Gjykata Speciale që t’i gjykoj krimet serbe në Kosovë dhe pikërisht ndaj kësaj deklarate ka reaguar Daciq i cili ka thënë se NISMA po tërheq vëmendjen nga gjyqi për krimet e UÇK-së.

Postimi i plotë i zv-kryeministres:

Porosi për Daçiçin, kurrë Kosova nuk do të ndalet derisa ju dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj që keni bërë gjenocid, ju që keni masakruar fëmijë, gra e pleq, ju që keni dhunuar vajza e gra, të dilni para gjyqit.

Ju s’keni si ndiheni të turpëruar, derisa për ju krimi, dhunimi, gjenocidi, mashtrimi e konstruksionet paraqesin vlerë. Por, jam e bindur se shumica e popullit serb sikur ta dinin të vërtetën e plotë për të cilën t’i po kërcënon dëshmitarë që mos të rrëfejnë për krimet tuaja, ata do të turpëroheshin nga ti dhe bashkëpunëtorët tuaj.

Kosova kërkon DREJTËSI!. /Lajmi.net/

Lexo të tjera